Gjuajtje me armë zjarri në “East Gate”, raportohet për dy të plagosur


Sot është gjuajtur me armë ndaj dy personave në “East Gate Mall” në Shkup. Nga MPB e konfirmojnë rastin duke shtuar se dy personat janë dërguar në spital për trajtim, por nuk japin detaje të tjera nga rasti.

“Sot (24 tetor) nga Qendra Tregtare “East Gate” në Shkup është raportuar se është shtënë me armë në drejtim të dy personave të cilët janë plagosur dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spital. Në vendngjarje janë ekipet e policisë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Baby Boo