Gjuajtje me armë zjarri, lëndohen dy persona nga Shkupi


Dy persona nga Shkupi I.A. (29) dhe S.R. (35) janë lënduar nga gjuajtje me armë zjarri mbrëmë në orën 00:21 në rrugën “Ferid Bajram” të cilët janë dërguar në spitalin “Sistina” për dhënien e ndihmës mjekësore.

Nga MPB për AIM-në thonë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se I.A. dhe S.R. kanë marr lëndime nga arma e zjarrit dhe është dëmtuar vetura e markës “Audi”, pronë e E.S. (33) nga Shkupi.
Janë marrë masat për zbardhjen e rastit.

Baby Boo