Gjuajtje me armë në Haraçinë, plagosen dy të punësuar të komunës


Pasditen e sotme në komunën e Haraçinës ka ndodhur një shkëmbim zjarri, i cili e ka ngritur në policinë . Sipas informacioneve, në drejtim të sigurimit të Ridvan Ibrahimit, kryetar i komunës, është qëlluar me armë zjarri.

Në vendngjarje janë dërguar të gjitha ekipet dhe automjetet në dispozicion të MPB-së për sigurimin e vendit të ngjarjes.

Sips informacioneve të para është plagosur rëndë një pjesëtar i sigurimit të kryetarit, i cili aktualisht është në rrezik për jetën dhe është plagosur lehtë një inspektor urbanistik në komunë.

Të lënduarit tashmë janë transferuar në njërën nga klinikat e Shkupit. Nuk ka të dhëna se kush ka qenë objektivi i sulmit, megjithëse burimet tona thonë se ngjarja nuk ka lidhje me kërcënimet e mëparshme që ka marrë kryetari i Komunës së Haraçinës.

Baby Boo