Gjuajti me armë, policia arreston të riun nga Shkupi


Në orët e para të ditës së sotme, respektivisht pak pas mesnate në Shkup është arrestuar një 25-vjeçar pasi i njëjti paraprakisht kishte gjuajtur me armë zjarri Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur edhe gëzhojat.

“Më datë 15.04.2023 ora 00:35 në rrugën “Rruga e Kaçanikut” në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkupi kanë ndaluar A.D. (25) nga Shkupi nën dyshimin se rreth orës 23:20 ka shtënë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij familjare. Arma është gjetur dhe konfiskuar, ndërsa në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse ndaj tij”, thonë nga MPB.

Baby Boo