Gjuajti me armë duke xhiruar një videoklip, policia e Maqedonisë së Veriut arrestojnë reperin Kastro


Kastro është njëri nga artistët e ri më të pëlqyer në vend.

Reperi i talentuar gjilanas në dy vitet e fundit ka publikuar dhjetëra këngë të cilat janë pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga adhuruesit e muzikës së tij.

Kënga e fundit e Kastros është ‘Dem baba dem’ që është pritur mjaftë mirë.

Por reperi gjilanas së fundmi është përfshirë në një problem të madh në shtetin fqinj Maqedoninë e Veriut.

Gjatë ditës së djeshme (e enjte) Kastro ka qëndruar në kryeqytetin maqedonas për të xhiruar një klip të ri, teksa kanë qarkulluar disa video ku shihej ai duke gjuajtur me armë në njërën nga autostradat e Maqedonisë së Veriut.

Sigurisht që ka qenë ndonjë skenë e klipit, mirëpo Kastro ia ka pa sherrin këtij kripi, pasi është arrestuar gjatë ditës së sotme.

Telegrafi ka siguruar disa foto ekskluzive ku shihet Kastro i arrestuar nga policia maqedonase.

Përveç reperit të famshëm gjilanas janë arrestuar edhe disa miq të tij.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me Kastron, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur pasi telefoni i tij ishte i fikur.

Edhe në rrjetin social Instagram, Kastro nuk ka publikuar asnjë story apo foto nga dita e djeshme. /Telegrafi/

Baby Boo