Gjoshi: Memli Krasniqi do ta mundë Albin Kurtin kurdo që mbahen zgjedhjet


Sekretari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se Memli Krasniqi është rival i Albin Kurtit dhe se ai do ta mposhtë Kurtin kurdo që të mbahen zgjedhje.
Duke folur për Konventën zgjedhore të 3 korrikut të PDK-së, Gjoshi ka thënë se në parti nuk ka pasur garë me njëri-tjetrin por ka pasur garë se kush do ta mundë siç ka thënë, qeverisjen aktuale totalitare-autokratike.

“Memli Krasniqi është një njohës i mirë edhe i PDK-së edhe i skenës politike në Kosovë. Unë besoj që ai do të krijojë një ekip të mirë. Ne nuk e kemi garën me njëri-tjetrin brenda partisë por garën se cili do të jetë ai që do ta mundë këtë qeveri totalitare-autokratike. Memli Krasniqi është rival i Albin Kurtit dhe ai do ta mposhtë Albin Kurtin kurdo që mbahen zgjedhje”, ka thënë Gjoshi në “Interaktiv” të KTV-së.

Ai ka përmendur edhe rikthimin e Vlora Çitakut në PDK, duke thënë se ajo do të jetë krahu i djathtë i kryetarit të ri të partisë dhe se do të ketë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e PDK-së.

Baby Boo