Gjorgjiev: Qëllimi jonë nuk është të ndryshojmë historinë, por librat


Profesori Dragi Gjorgiev, i cili udhëheq ekipin nga Maqedonia në Komitetin e përbashkët mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për çështje historike dhe arsimore, thotë se qëllimi i tyre nuk është ndryshimi i historisë, por ndryshimi i librave të shkruar për historinë nga ana e të dy palëve.

“Në disa deklarata dhe publikime jemi quajtur tradhtarë, se e kemi shitur historinë maqedonase, se ajo që është shkruar në lidhje me historinë do të ndryshohet nga Bullgaria. Ne nuk e ndryshojmë historinë zyrtar, pasi detyre jonë nuk është ajo. Detyra jonë është të ndryshojmë librat e historisë nga ana e të dy palëve”, tha Gjorgjiev për BTV, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, pala bullgare ka vërejtje se përgjithësisht në librat e Maqedonisë ka gjuhë të armiqësisë ndaj Bullgarisë.

I pyetur nëse pajtohet me vërejtjet e tilla, ai tha se pajtohet me disa argumente.

“Në disa libra fëmijët mësojnë se ‘bullgarët janë një fis mongol-tatar nga një grup etnik turk që janë marrë me rritjen e kuajve, gjueti dhe plaçkitje. Kjo sipas meje është e papranueshme dhe e panevojshme të qëndrojë në një libër”, tha Gjorgjiev.

Ndërsa tha se historianët maqedonas kanë pasur vërejtje pasi duke filluar nga shekulli i mesëm Maqedonia është trajtuar si territor bullgar i paçliruar.

Përndryshe, Komisioni i përbashkët për çështje historike dhe arsimore është formuar në pajtim me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë që u nënshkrua mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe deri tani ka mbajtur dy takime, ndërsa takimi i radhës është paralajmëruar në fund të muajit.

 

Baby Boo