Gjorçev thotë se babai i tij lufton me jetën pas marrjes së vaksinës në Serbi


Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së thotë se babai i tij, Angjellko Gjorçev është në koma dhe se ndodhet në respirator.

Ai sqaron se i ati i tij ka humbur vetëdijen pas vaksinimit të djeshëm në Nish të Serbisë.

“Pasi e ka pranuar vaksinë, i ka ardhur të fikët dhe ka humbur vetëdijen. E kanë çuar me ndihmë të shpejtë në kardiologji, dhe nga sot është në kujdes intensiv në Qendrën e re klinik në Nish. Nuk e dimë se sa gjatë nuk ka mundur të marrë frymë. Nuk e dimë se sa i është dëmtuar truri.

Tani ndodhet në respirator dhe në komë. Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për infrakt, ose shok si pasojë e reagimit të vaksinimit ose diçka tjetër”, tha Gjorçev.

Ai akuzon Qeverinë se nuk ka akuzuar asnjë vaksinë për kategorinë më të rrezikuar./Telegrafi

Baby Boo