Gjorçev: Ivanov ka vepruar në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën


Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev, për televizionin “Telma” tha se Gjorge Ivanov ka vepruar sipas ligjeve, për mos nënshkrimin e ligjeve ku qëndron emri Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Ivanov me procedurat që ka ndërmarrë i përfaqëson qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Ai është zgjedhur president i Republikës së Maqedonisë. Presidenti është betuar para Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Ivanov zgjodhi që të mos i nënshkruaj ligjet, urdhëroni votoni për herën e dytë të shohim nëse presidenti do t’i nënshkruaj. Atë që e bën Ivanov është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën”, tha Gjorçev.

Sot presidenti Ivanov ka kthyer ligjet, gjegjësisht nuk i ka dekretuar ata ligje në të cilat ka qenë i shkruar emri i ri i shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Baby Boo