Gjorçev: Ivanov ka të drejtë Ligjet t’i kthej për rishqyrtim në Kuvend


Lidhur me mos dekretimin e ligjeve nga ana e presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev theksoi se është e drejt e garantuar me ligj dhe kushtetutë që presidenti të mund të kthej për rishqyrtim në Kuvend, ligjet për të cilat ai vlerëson se nuk ka bazë ligjore që të dekretohen.

“Presidenti Ivanov në bazë të Ligjit dhe Kushtetutës ka të drejtë që të kthej në Kuvend ligjet që nuk i nënshkruan”, deklaroi Vllatko Gjorçev, deputet i VMRO-DPMNE-së, i cili njëherit theksoi se partia e tij tanimë po bën përgatitjet për zgjedhjet lokale në Ohër dhe në Novo Sellë, me ç’rast tha se qytetarëve të Ohrit dhe Novo Sellës do tu ofrohet kandidat i cili do të punoj në të mirë të këtyre qytetarëve.

Baby Boo