Gjithsej 3.475 raste aktive me Kovid-19, më shumë të infe*ktuar në Shkup dhe Tetovë


Numri i përgjithshëm me Kovid në vend nga fillimi i epid*emisë është 8.332, ndërsa për momentin 3.475 janë aktivë, pasi dje u regjistruan 135 raste të reja të të infektu*ar. Numri i të inf*ektuarve sërish është më i lartë në Shkup, me atë që dje janë bërë 1.259 teste në kryeqytet janë regjistruar 79 raste pozitive. Pas Shkupit vijon Tetova me 13 raste pozitive.

Sa i përket qyteteve tjera në vend në Kumanovë 6 Dibër 2 Shtip 6 Prilep 1 Tetovë 13 Strugë 7 Manastir 3 Ohër 1 Kavadar 1 Gostivar 1 Makedonski Brod 1 Kratovë 1 Shën Nikollë 2 Kërçovë 3 Resnjë 1.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, kanë vde*kur katër pacientë, një nga Shkupi, një nga Tetova, një nga Ohri dhe një nga Kërçova.

Baby Boo