“Gjithë ato lutje që i bëmë nuk bëre asnjë postim për të treguar gjendjen pas operimit”, Adriana Matoshi i reagon ndjekësit


Aktorja e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi, këtë javë i është nënshtruar një operacioni në kokë. Kjo pasi njoftoi se iu rikthye tumori në tru pas nëntë vitesh dhe se për këtë duhet të bënte një ndërhyrje.

Derisa së fundmi është liruar nga spitali, gjëja e parë që ka bërë deputetja e LVV-së është një koment drejtuar mikes së ngushtë, Arjola Demirit.
Në një postim të shpërndarë nga aktorja tropojanë, ajo shkroi: “Drita ime, dashuria ime e pakufi. Të dua me shpirt, ylli i bukur”.

Derisa, reagimet kanë qenë të shumta dhe një prej ndjekësve e kritikoi Matoshin pasi nuk bëri një shkrim publik ende për gjendjen shëndetësore.
“Gjithë ato lutje që i bëmë për shëndetin tënd nuk ishte në gjendje ta bësh një postim për t’i treguar popullit për gjendjen tënde pas operacionit”, ka qenë komenti i ndjekësit në të cilin nuk mungoi një replikë nga artistja.

“Ditën kur unë u shtriva në spital, Arjola kishte kënduar për mua, sot i çela sytë pak dhe mora telefonin, gjëja e parë që pashë ishte Arjola. Nesër besoj që forcohem e koncentrohem për të shkruar diçka nga shpirti”, tha Adriana.
Kujtojmë që ylli i filmit “Zana” u diagnostikua për herë të parë me tumor në vitin 2012.

Baby Boo