Gjithçka rreth ndeshjes Maqedoni – Kosovë


Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të zhvillojnë një nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të tyre, duke kërkuar kualifikimin për Kampionatin Evropian, që mbahet në verën e vitit 2021. Do të jetë hera e parë që këto dy kombëtare takohen mes vete. Për çka vlen kjo ndeshje? Kjo ndeshje është e vlefshme për gjysmëfinalen e Play Off të Ligës së Kombeve në Ligën D, nga sezoni i parë i kësaj gare. Fituesi i këtij takimi kalon në finale ku takohet me fituesin e takimit Gjeorgji – Bjellorusi.

Skuadra që fiton Play Off-in, siguron një vend në Kampionatin Evropian. Në ora sa fillon ndeshja dhe ku mund ta shikojmë? Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës fillon nga ora 20:45. Këtë ndeshje mund ta shohim në dy kanale, në RTK dhe Supersport Kosova.
Ku zhvillohet ndeshja? Maqedonia dhe Kosova takohen në stadiumin ‘Todor Proeski’. Ky stadium gjendet në Shkup dhe ka një kapacitet prej 33 mijë ulëseve.

Në këtë stadium në vitin 2017 është zhvilluar finalja e Superkupës së Evropës mes Real Madrid dhe Manchester United.
Renditja në FIFA?
Maqedonia e Veriut, e 66-ta
Kosova, e 116-ta

Formacionet e mundshme:
Maqedonia: Dimitrievski, Ristovski, Velkovski, Musliu, Ristevski, Ademit, Spirovskit, Alioski, Trichkovski, Bardhi dhe Pandev. Kosova: Muric, Vojvoda, Aliti, Dreshevic, Kololli, Berisha, Shala, Zhegrova, Celina, Zeneli, Nuhiu.

Baby Boo