Gjini për Kurtin: A po e shihni çfarë i ndodh njeriut kur lexon libra të gabuar dhe të skaduar


Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjini ka reaguar pas shkarkimit të Agim Veliut nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, duke e thumbuar këtë të fundit.

Gjini përmes një reagimi në Facebook ka thumbuar keq kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi ky i fundit ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, pa u konsultuar paraprakisht me partnerin e koalicionit, LDK’në,

Ai ka thënë se kjo është pasoj e asaj kur lexon libra të gabuar dhe të skaduar,
“A po e shihni çka i ndodhë njeriut kur lexon libra të gabuar dhe të skaduar në të njejtën kohë?’, ka shkruar Gjini.

Ndryshe, Kryeministri Kurti ka shkarkuar mbrëmë pas mesnate, Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, pa u konsultuar paraprakisht me partnerin e koalicionit, LDK’në, dhe kjo si duket do të ketë pasoja me prishje të koalicionit VV-LDK, rrjedhimisht Qeveria do të bie nëse LDK vendos të largohet.

Baby Boo