Gjiknuri flet pa doreza: Do të ketë koalicione


Në përfundim të takimit të Këshillit Politik përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjikuri është shprehur se do të kete koalicione. Gjiknuri shon se u konstatua qartë që amendimet kushtetuese, ashtu si ekspertët dhe ata vetë nuk japin asnjë argument për koalicionet në formën sic janë.

Ai shton se u konstatua që amendimet kushtetuese nuk penguan hapjen e listave 100%, as cështjen e koalicioneve parazgjedhore, PD ka qëllimin bllokimin dhe zvarritjen për të mos e bërë të mundur këtë arritje. Sipas Gjiknurit, nëse marrim një model të vendeve të OSBE-ODIHR-it, parlamenti nuk ka bërë asnjë gabim nga pikëpamja ligjore, procedurat janë marrë në rregull.

Fjala e Gjiknurit
Pas një mbledhje të gjatë, fatkeqësisht opozita jashtëparlamentare ndodhet në të njëjtat qëndrime bllokuese, votimin me cdo kusht të implementimit të kushtetuese. U konstatua qartë që amendimet kushtetuese, ashtu si ekspertët dhe ata vetë nuk japin asnjë argument për koalicionet në formën sic janë. U konstatua që amendimet kushtetuese nuk penguan hapjen e listave 100%, as cështjen e koalicioneve parazgjedhore, PD ka qëllimin bllokimin dhe zvarritjen për të mos e bërë të mundur këtë arritje. Nga ana tjetër, opozita parlamentare dhe mazhoranca ka ofruar kompromis. Ata janë fatkeqësisht tek i njëjti qëndrim.

Ju keni thënë, të zgjedhin një model is paraqiten listat e kandidatëve në koalicione zgjedhore të vendeve që kanë sistem proporcinonal rajona, do të thotë cdo shtet që ka sistemi proporcional rajonal. Një shembull është dhënë nga PD, është Letonia e Hollanda. Pra të gjejmë një vend Perëndimor dhe jemi të gatshëm ta formulopjmë në atë mënyyrë koalicionin. Pra koalicioni lejohet me një vend të hapësirës së OSBE-ODIHRIT. Ky është kompromisi dhe është bërë publike.

Nuk e di si i bën llogaritë secili. Një model i vendeve të OSBE-ODIHR-it dhe në fund, PD ka dhënë disa shembuj. Le të marrim model një vend të OSBE-ODIHR-it. Parlamenti nuk ka bërë asnjë gabim nga pikëpamja ligjore, procedurat janë marrë në rregull.

Formulë që ka një model të mbështetur në një nga vendet e OSBE-ODIHR-it që ka sistem proporcional rajonal. Sot na u kërkua ODIHR, por kur bëhej fjalë për cështjen e komisionerëve, e mbanin larg. Do të thotë që skema që kishim në fillim për administratë të pavarur zgjedhore është më e mirë për të gjithë. Ndryshimi kushtetues që të gjithë palët e pranojnë se nuk sjell asnjë problem qoftë për koalicion, qoftë për listat.

Baby Boo