Gjesti prekës! Berberët shqiptarë në Angli presin flokët për të mbështetur gruan me kancer


Një paciente me kancer që i është nënshtruar një kimioterapie është emocionuar nga një gjest shumë i veçantë nga dy berber me origjinë shqiptare. Caroline Ross vuri re se flokët filluan t’i binin pas kimiterapisë dhe vendosi që t’i qethte plotësisht.
58-vjeçarja, që po trajtohet për kancerin e zorrëve për herë të dytë në 4 vite, nuk pyeti përse pronari i sallonit, Andi Bica, donte ta filmonte punën e tij, por më pas u emocionua kur e kuptoi se çfarë po ndodhte.

Caroline shfaqet në video e befasuar teksa kushërinjtë fillojnë e presin flokët pas saj. Në fund Bica i jep asaj një përqafim dhe një puthje në kokë për t’i treguar se çdo gjë do të shkojë mirë për të.

Baby Boo