Gjesti i madh nga Salah, gjen grabitësin e shtëpisë, ishte i varfër, e fal dhe i ofron punë


Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”. Gjatë kohës kur sulmuesi i Liverpulit ishte i ri dhe luante për Aleksandrinë në Egjipt, një person i grabiti atij shtëpinë.

I mërzitur nga kjo, babai i yllit egjiptian menjëherë bëri një denoncim në polici dhe hajduti u gjet pas dy ditëve. Pikërisht këtu Salah bëri edhe një gjest të madh.

Thuhet se ai i kërkoi babait të tij të tërheqë denoncimin dhe të falë hajdutin. Megjithatë nuk përfundoi këtu, pasi pa gjendjen e personit që i vodhi shtëpinë, Salah vendosi t’i japë para atij dhe gjithashtu i ofroi edhe një punë, në mënyrë që ai të siguronte para për të ardhmen.

Baby Boo