Gjest shembullor/ Shqiptari nga Shkupi ngushton oborrin e vet, për të zgjeruar rrugën e lagjes


Kemi shumë raste kur qytetarët mundohen të fitojnë ndonjë milimetër oborr më tepër, duke nxjerrë murin në rrugë.

Një rast ndryshe paraqet shembulli i një shqiptari nga lagja Vizbeg e Shkupit, i cili ka rrënuar murin vetëm e vetëm të zgjerojë rrugën e lagjes edhe pse është dashur të ngushtojë oborrin e tij, kjo ka marrë shumë komente pozitive në rrjetet sociale duke e konsideruar si shembull i mirë se si duhet të veprojnë të gjithë ku bëhet fjalë për rrugë.

Rasti u bë i ditur nga faqja Duam Çair të Pastër.

Baby Boo