Gjest human: Ja pse Musk, dëshiron t’i shesë aksionet e Teslas?


Multimiliarderi Elon Musk, i cili është shef ekzekutiv i Teslas i ka reaguar Programit për Ushqim në kuadër të Kombeve të Bashkuara (WFP).
Musk ka shkruar në Twitter se nëse 6 miliardë dollarë e zgjidhin problemin e urisë në botë, ai do t’i shesë të gjitha aksionet e kompanisë Tesla.

“Nëse WFP-ja mund të përshkruajë këtë temë në Twitter saktësisht se si 6 miliardë dollarë do të zgjidhin urinë në botë, unë do të shes aksionet e Teslas tani dhe do ta bëj” shkroi ai në Twitter.
“Por duhet të jetë kontabilitet me burim të hapur, në mënyrë që publiku të shohë saktësisht se si shpenzohen paratë”, përfundon Musk.

Kutjojmë se drejtori i Programit për Ushqim në kuadër të Kombeve të Bashkuara, ditë më parë kishte thënë se “një grup i vogël i multimiliarderëve mund të zgjidhë çështjen e urisë në botë me vetëm një përqindje të vogël të pasurisë”, duke marrë shembullin se si njëri nga ta mund të ishte Elon Musk, i cili ka një pasuri rreth 290 miliardë dollarë. 2 për qindëshi i pasurisë së Musk i bie të ishte 6 miliardë dollarë, që sipas WFP-së, ishte e mjaftueshme për të zgjidhur problemin e urisë në botë.

Baby Boo