Gjermania njeh patentat e Maqedonisë


Qytetarët e Maqedonisë të cilët kanë patentë shoferi të Maqedonisë derisa qëndrojnë në territorin e Gjermanisë nuk do të kenë nevojë për leje ndërkombëtare. Gjithashtu, shtetasit e Maqedonisë të cilët kanë të rregulluar qëndrimin në territorin gjerman me kërkesë të tyre do të mund të bëjnë ndërrim patentave.

Mundësia e tillë është paraparë me deklaratën për njohjen dhe ndërrimin e lejes për vozitje që do ta nënshkruajnë sot ministri i brendshëm Oliver Spasovski dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Tomas Gerberih.

Qeveria e Maqedonisë më 26 qershor të këtij viti e miratoi Deklaratën me të cilën hapet rruga për pranimin e ndërsjellë të lejeve për vozitje me Gjermaninë, pasi në negociatat mes ministrive kompetente në muajin maj të këtij viti është harmonizuar teksti.

Lejet e vozitjes do të njihen për persona të rritur me leje për vozitje të vlefshme, nga ana e organeve kompetente në Maqedoni dhe Gjermani që kanë qëndrim ligjor në territorin e Maqedonisë (më së paku 180 ditë në një vit kalendarik) apo në territorin e Gjermanisë (më së paku 185 ditë në vit).

Me hyrjen në fuyqi të Deklaratës së njohjes reciproke të lejeve për vozitje të të dyja vendeve, të gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët jetojnë apo qëndrojnë në Gjermani nuk kanë nevojë më të japin testin teorik dhe praktik, të kryejnë kontrollin e të pamurit dhe të kalojnë gjitha procesurat e nevojshme, informojnë nga Qeveria e RM-së.

Qytetarët e Maqedonisë në Gjermani tani me leje për vozitje mund të vozisin vetëm në gjashtë muajt e parë nga arritja. Pastaj duhet të japin testin për lejen e vozitjes, ndërsa çmimi është rreth 1.500 euro.

Republika e Maqedonisë deri tani ka nënshkruar marrëveshje për njohjen e lejeve për vozitje me shtatë shtete edhe atë me Spanjën, Italinë, Serbinë, Shqipërinë, Malin e Zi, BeH dhe Austrinë. Në vijim është kyçja e marrëveshjeve bilaterale me Kosovën, Turqinë, Gjermaninë, Britannë e Madhe. Në bazë të aplikimit të ngritur për njohjen e lejes nacionale për vozitje, në rjedhë është edhe procedura me Australinë dhe Zelandën e Re./PC

Baby Boo