Gjermania në alarm, “bum” infeksionesh nga vizitat e shqiptarëve


Gjermania bën të detyrueshëm testimin për koronavirus për këdo që kthehet nga vendet e rrezikut. Vendimi do të hyjë fuqi në datën 8 gusht. Nga kjo datë, gjithë ata persona që kthehen nga vendet me rrezikshmëri të lartë infektimi me Covid-19, do të mund të testohen falas në aeroport.

Në listën e vendeve të rrezikut është edhe Shqipëria dhe Kosova. Madje nga këto vende po shkojnë në Gjermani një numër i konsiderueshëm të infektuarish. Gazeta FAZ shkruan se për tre ditët e fundit të korrikut, nga Kosova kanë shkuar në Gjermani plot 608 persona të infektuar, numër rekord me diferencë të theksuar nga vendet e tjera. Kurse nga Shqipëria kanë shkuar 47 persona.

Kjo tregon se situata në Shqipëri dhe Kosovë duhet të jetë e frikshme, për shkak se testimet janë tejet të pakëta. Për krahasim, gjatë kësaj periudhe, në Gjermani kanë hyrë 27 të infektuar nga Holanda, 20 nga Franca dhe 20 nga Austria.

Baby Boo