Gjermania: Ligji ndërkombëtarë lejon dërgimin e ar*matimit të rëndë në Ukrainë


Ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Buschmann, tha se dërgesat e tankeve dhe ar*matimeve të tjera të rënda në Ukraina, sipas ligjit ndërkombëtar, nuk do të përbënin hyrje të Gjermanisë në lu*ftë kundër Rusisë. Buschmann i tha gazetës Welt am Sonntag më 16 prill se ligji ndërkombëtar nuk thotë se dërgimi i ar*mëve është hyrje në një lu*ftë.

Prandaj, nëse Ukraina “ushtron të drejtën e saj legjitime të vetëmbrojtjes, mbështetja përmes furnizimeve me ar*më nuk të shndërron në palë në lu*ftë”, tha ai.
Shumë politikanë gjermanë dhe qytetarë kanë debatuar se sa thellë duhet të përfshihet shteti në mbështetjen e Kievit me ndihmë ushtarake, pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Shtetet perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë rritur dërgesat e tyre me ar*më për forcat e Kievit, pas thirrjeve dëshpëruese të liderëve ukrainas që shtetet ta furnizojnë Ukrainën me ar*më.

Gjermania i ka ofruar qindra miliona dollarë ndihmë humanitare Ukrainës.
Kancelari gjerman, socialdemokrati Olaf Shcolz, ende nuk ka dhënë ndonjë qëndrim publik lidhur me mundësinë e dërgimit në Ukrainë të ar*matimit të rëndë, sikurse tanket, helikopterët apo avionët, edhe pse thirrjet që të marrë një vendim të tillë janë rritur brenda koalicionit qeverisës në Gjermani.

Buschmann, nga partia Demokratët e Lirë, që është partia më e vogël në koalicion, tha se Gjermania ishte në mesin e shteteve të para që nisi hetimin e krimeve të mundshme të lu*ftës në Ukrainë, teksa policia federale dhe prokurori i Përgjithshëm po udhëheqin hetimet.
“Nuk ka asnjë dyshim se mizori të tmerrshme po kryen në Ukrainë nga forcat ruse”, tha ai.

Baby Boo