Gjermania lejon udhëtimet me disa shtete nga 15 qershori


Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka thënë se vendi i tij nga 15 qershori do ta lejojë rifillimin e udhëtimeve me vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa shtete të tjera.

Në grupin e shteteve me të cilat do të lejohet udhëtimi nga kjo datë janë Britania e Madhe, Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtajni, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Duke folur para gazetarëve të mërkurën, ministri Maas tha se të gjitha shtetet e përfshira në këtë vendim i kanë përmbushur kriteret e kërkuara, përpos Norvegjisë për shkak të ndalimit të hyrjes dhe Spanjës, ku pritet që kuvendi të vendosë për vazhdimin e ndalimit të hyrjes.

Maas tha se paralajmërimi për udhëtime do të zëvendësohet me udhëzime, duke shtuar se banorëve të Gjermanisë u kërkohet që të mos udhëtojnë drejt Britanisë pa nevojë të madhe gjatë kohës sa është në fuqi masa e karantinës për dy javë për të ardhurit nga vendet e tjera.

Baby Boo