Gjermania kërkon fuqi punëtore nga Ballkani, po lehtëson procedurën për marrjen shtetësisë


Në të ardhmen, deri në 50,000 njerëz në vit nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni do të mund të punësohen në Gjermani edhe nëse nuk kanë kualifikime profesionale. Vendit i mungon fuqia punëtore pothuajse në të gjitha fushat.

Autoritetet gjermane planifikojnë të dyfishojnë kuotën për imigrimin e punëtorëve të pakualifikuar nga Maqedonia e Veriut dhe rajono, shkruhet në projektligjin që është nën shqyrtim nga agjencia gjermane e lajmeve DPA, transmeton Deutsche Welle.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “rregulli i Ballkanit Perëndimor”, i cili lejon akses preferencial në tregun gjerman të punës për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas ligjeve aktuale, është e mundur të emigroni fuqi punëtore të kualifikuar nga e gjithë bota. Vetëm personat nga Ballkani mund të marrin një punë dhe vizë pune edhe nëse punojnë jashtë profesionit ose pa kualifikime profesionale.

Së shpejti do të jetë më e lehtë për të marrë nënshtetësinë gjermane. Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka hartuar rregulla të reja për shtetësinë, sipas të cilave të huajt që jetojnë në Gjermani nuk do të kenë më nevojë të heqin dorë nga pasaporta për të marrë nënshtetësinë gjermane dhe do të mund të aplikojnë pas pesë vitesh qëndrimi.

Ndryshimet përfshijnë të ashtuquajturat një “kartë shansi për kërkimin e punës”, d.m.th një mundësi për njerëzit që thjesht të lëvizin në Gjermani dhe vetëm atëherë, në vend, të kërkojnë një punë. Gjatë kësaj kohe ata kanë të drejtë të punojnë me kohë të pjesshme jashtë profesionit të tyre, për të siguruar jetesën.

“Karta me shanse për kërkim pune” duhet t’i jepet, sipas një sistemi të ri pikëzimi, kujtdo që mbledh gjashtë pikë.

Katër pikë sjellin një kualifikim të caktuar profesional, tre pikë sjellin njohuri të mira të gjuhës gjermane ose tre vjet përvojë pune, dy pikë merren nëse personi është më i ri se 35 vjeç dhe një nëse ka banuar më parë ligjërisht në Gjermani për të paktën gjashtë muaj.

Gjermania është rrënuar nga ndryshimet demografike dhe një numër i madh i vendeve të lira të punës.

Baby Boo