Qeveria gjermane është shprehur pro vendimit të Komisionit Europian për të çelur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Por në projekt-rezolutën për Shqipërinë theksohen edhe disa kushte.
Bundestagu nënvizon se korrupsioni në të gjithë sistemin e drejtësisë vazhdon të jetë problem gjithashtu konstatohet vazhdimi i parregullsive në administratën publike.
Gjermania vlerëson përpjekjet për reforma të Shqipërisë dhe kërkon avancimin e mëtejshëm te tyre. Nga ana tjetër kërkohet zbatimi i procesit te Vettingut si dhe realizimi i reformës zgjedhore.