Gjermania do ta ndalojë importin e naftës nga Rusia deri në fund të vitit


Gjermania ka thënë se do ta ndalojë importin e naftës nga Rusia deri në fund të vitit. “Do ta përgjysmojmë naftën deri në verë dhe do të jemi në zero në fund të vitit, dhe më pas do të vijë gazi”, ka thënë ministrja gjermane e Jashtme, Annalena Baerbock, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Gjermania aktualisht blen 1/4 e vajit të saj dhe 40% të gazit nga Rusia dhe ka paralajmëruar se do të përballet me recesion nëse furnizimet ndalojnë papritur. SHBA-ja tashmë ka ndaluar importet ruse të naftës, kurse Britania planifikon t’i largojë deri në fund të vitit.

Bashkimi Evropian ka thënë se do të kalojë në furnizime alternative dhe se do ta bëjë Evropën të pavarur nga energjia ruse “përpara vitit 2030”. Gjermania ka ndaluar fillimin e një gazsjellësi të madh rus, Nord Stream 2, për shkak të fillimit të luftës nga Rusia në Ukrainë.

Baby Boo