Gjermania do e jap goditjen finale në boshatisjen e Strugës,shikoni statistikat


Pas rënies galopante të numrit të nxënësve në shkollat e Strugës si pasojë e migrimit, viteve të fundit kemi një llojë stabiliteti, apo me pak fjalë një rënie të lehtë të numrit të nxënësve nga viti në vit.Por, njohësit e rrethanave migratore në Strugë, potencojnë se pas liberalizimit të mundësisë së gjetjes së një vendi të sigurtë pune në vendet e BE-së, sidomos në Gjermani, ku tashmë një pjesë e konsiderueshme e struganëve aspirojnë për një vend pune boshatisja e Strugës dhe shkollave do të jetë e frikshme, paralajmërojnë ata, në harkun kohor të 5 viteve shkruan Strugalajm . Sipas atyre, koha që një të riu i cili ka zgjidhur cështjen e punësimit në Gjermani, për të tërhequr familjen atje minimalisht është dy vjet, atëherë paramendoni se si dhe dhe në cfarë ritmi do reflektohet kjo në shkollat e Strugës.Vetëm në fshatin, Dollogozhdë, janë mbi 30 qytetarë që tashmë kanë siguruar një vizë pune në Gjermani,paramendoni nëse ata tërheqin edhe familjet atje .E njëjta situatë, është edhe në vendbanimet e tjera të Strugës.Po cfarë thonë statistikat?Në vitin shkollor 2008-2009 në gjithë shkollat fillore të Strugës kanë mësuar 7767 nxënës, në vitin pasardhës shkollor 2009-2010 ky numër ka zbritur në 7145, pra ky numër është zvogëluar për pakë më shumë se 600 nxënës.Po, në këto nivel numri i nxënësve është zvogëluar edhe në vitin shkollor 2010-2011 ku ky numër zbret në 6495 nxënës.Ndërkohë, në vitin pasardhës shkollor 2011-2012 ky numnër zbret në 6277 nxënës, ndërsa në vitin 2012-2013 ky numër zbret në 6050 nxënës.Ndërkohë ,ky reduktim bëhet më minimal në vitet pasardhës dh kjo vërehet në nxënësit që regjistrohen në klasën e parë .Kështu, në vitin shkollor 2016/2017 kemi 640 nxënës të regjistruar në klasën e parë, ndërsa në vitin shkollor 2017-2018 ky numër zbret në 611 nxënës ,ndërsa sivjet në vitin shkollor 2018-2019 në klasë të parë të regjistruar kemi 605 nxënës ,nga të cilët 340 mësojnë në gjuhën shqipe,265 në gjuhën maqedonase dhe 7 në atë turke.Njohësit e rrethanave migratore të Strugës potencojnë se nëse një pjesë e konsiderueshme e struganëve që kanë siguruar një vizë pune në Gjermani, do të tërheqin edhe familjen drejt Gjermanisë atëherë do të ndodhi goditja finale e cila Strugën do ta shndërrojë në një ‘’Prespë’’si në drejtim të zvogëlimit të rapid të numrit të banorëve ,ashtu dhe në zvogëlimin e numrit të nxënësve me numra të konsioderueshme që do të sjelli edhe mbylljen e disa shkollave në Strugë.

Baby Boo