Gjermani – Babai kosovar dyshohet se vr*au dy djemtë e tij dhe pla*gosi gruan!


Mërgimtari nga Gjakova, F.R, dyshohet se ka qëlluar për vde*kje dy fëmijët e tij 11 dhe 13 vjeç, si dhe gruan, e cila është në gjendje të rëndë, ndërsa në fund vr*au edhe veten.

Sipas mediave gjermane babai zejtar, thuhet se ka qenë gjaknxehtë sipas fqinjëve. Gjithashtu në media shkruhet se ai i ka kërc*ënuar fqinjët në të kaluarën, kur ata e kishin raportuar në polici.Një fqinj tha: “Djemtë ishin gjithmonë shumë të gëzuar dhe tani ata janë të qëlluar në fund të Kërshëndellave.”

Ai dhe dy fëmijët kanë vde*kur, kurse gruaja është në gjendje të rëndë shëndetësore. Bild raporton se nëna e fëmijëve të vr*arë dhe gruaja e kosovarit që dyshohet se kreu aktin dhe pastaj vr*au veten, është ende në gjendje të rëndë. Ajo është e shtrirë në një spital, dhe po lufton për jetën e saj.

Mediat gjermane po ashtu kanë publikuar fotografi gjatë procesit të nxjerrjes së trupave nga shtëpia.Policia gjermane është njoftuar rreth orës 23:00 dhe ka gjetur fëmijët pa shenja jete në shtëpi. Në vendngjarje ka ndërruar jetë edhe babai 44-vjeçar, ndërsa gruja 38-vjeçare, është dërguar në spital e plagosur rëndë.

Baby Boo