Gjermanët e T-Mobile do të largohen nga Telekomi i Maqedonisë, ja plani?!


Dojçe Telekom që është aksionar dominant në Telekomin e Maqedonisë po mendojnë që të largohen nga Maqedonia, pasi që është planifikuar strategjia e tërheqjes së tyre duke i shitur aksionet, bëjnë të ditur burime për TV24. Por nga ana tjetër, blerjen e aksioneve po planifikojnë t’i blejnë Telekomi Turk ose ai Bullgar.

Se a po largohen gjermanët, deri tani nuk ka asnjë përgjigje nga Dojçe Telekom, por as nga Qeveria. Jozyrtarisht qarkullojnë informacione se kompania e re pritet të blejë edhe aksionet e shtetit, për tu bërë pronar dominant me 100 për qind. Gjithçka do të dihet pas 1 korrikut të këtij viti, paralajmëron TV24. Arsyet e largimit siç bëhet e ditur janë mosmarrëveshjet mes menaxhmentit të kompanisë me drejtorin e emëruar nga ana e Qeverisë.

Goran Trajanovski, së fundi i emëruar nga qeveria aktuale dhe Andreas Elsner, gjermani i nominuar nga kompania amë kanë vendimet e lidhura me një nënshkrim dhe kjo ka vështirësuar funksionimin e kompanisë.

Baby Boo