Gjergj Dedaj nuk e lëshon zyrën, publikon foto nga ambasada


Ambasadori i shkarkuar Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është lajmëruar sot nga ambasada e Kosovës atje.
Ai ka publikuar një fotografi nga ambasada e Kosovës atje, duke shkruar se “misioni historik vazhdon”.

Dedaj është një prej 12 ambasadorëve që Presidentja Vjosa Osmani i largoi nga misionet diplomatike, me kërkesë të Ministres Donika Gërvalla.
Ai ka refuzuar të kthehet në Kosovë, derisa vendimin e ka quajtur hakmarrje politike.
Dedaj ishte emëruar si ambasador në gusht të vitit 2018 nga ish-presidenti Hashim Thaçi.
Para kësaj pozite, ai ka qenë zëvendës i Behgjet Pacollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Baby Boo