Gjergj Dedaj “ndryshon mendje”: Turqia shtet mik i Kosovës, me Serbinë duhet ta tejkalojmë të kaluarën


Gjergj Dedaj ditë më parë është dekretuar si ambasador i Republikës së Kosovës në Maqedoni.

Lideri i Partisë Liberale të Kosovës kishte ngjallur debate të shumta në opinionin publik pas disa deklaratave të tij për Turqinë.

Sot, ai përmes një shënimi në profilin e tij në Facbook ka zgjedhur një gjuhë diplomatike duke konsideruar Turqinë si një shtet mik e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Fjalë të buta, tashmë diplomati Dedaj ka përdoruar edhe për Serbinë duke e quajtur shtet fqinj me të cilin duhet ta tejkalojmë të kaluarën.

Ndryshe, ditë më parë, përmes një postimi në Facebook ai kishte thënë se Turqia dhe Serbia synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë, përmes emisarëve të tyre.

Madje, ish-lideri i Partisë Liberale të Kosovës, këto dy shtete i ka quajtur ‘Shtriga të Ballkanit’

Shënimi i plotë i Gjergj Dedajt në Facebook

Në Shkup do të jam ambasador, përfaqësues i Republikës së Kosovës, i të gjitha komuniteteve pa dallim etnie, gjuhe, religjioni dhe ideologjie politike. Turqia është shtet mike e cila ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe është partner strategjik i Republikës së Kosovës, kurse Serbia e sotme, është shtet fqinj, me të cilën duhet ta tejkalojmë të kaluarën dhe të kemi njohje, bashkëpunim reciprok fqinjësore dhe raporte ndërshtetërore!

Baby Boo