Gjendje e qetë në Shkup pas protestave të dhunshme

Opponents of the deal between Greece and Macedonia on the latter country's new name "North Macedonia" light flares protesting outside the parliament in Skopje, Macedonia, Sunday, June 17, 2018. The preliminary deal signed by the two countries' foreign ministers in the Prespes Lakes area, Greece, launches a long process that will last several months. If successful, it will end a decades-long dispute between neighbors Greece and Macedonia _ which will be renamed North Macedonia. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Gjendja në Shkup sot është e qetë pas protestave të mbrëmshme para Kuvendit kundër marrëveshjes për emrin, që u përshkallëzuan në dhunë mes protestuesve dhe Policisë.

Baby Boo

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë përplasjeve mes Policisë dhe protestuesve janë lënduar shtatë pjesëtarë të sigurisë dhe dy protestues, ndërsa janë ndaluar 25 të tjerë.

Sipas Policisë, ndërhyrja e njësiteve speciale ka ardhur pasi protestuesit kishin nisur të gjuajnë lëndë shpërthyese ndaj Kuvendit dhe Policisë. MPB-ja thotë se po punojnë për zbulimin edhe të personave të tjerë që kanë sulmuar Policinë.

Protesta kundër marrëveshjes të dielën pati edhe në Manastir në organizim të VMRO-DPMNE-së opozitare.

Lideri i saj, Hristijan Mickovski tha se marrëveshje paraqet “kapitullim” ndërsa akuzoi kryeministrin, Zoran Zaev për “tradhti kombëtare”.

Mickovski tha se partia e tij me të gjitha format e mundshme do të pamundësojë zbatimin e marrëveshjes.

Marrëveshja që parasheh emrin “Maqedonia e Veriut”, u nënshkrua në Prespë, në pjesën e Greqisë.

Me të përcaktohen edhe çështjen që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin, me çka pala maqedonase heq dorë nga çdo lidhshmëri me Maqedoninë Antike apo kulturën e lashtë greke, ndërsa pranon se gjuha maqedonase i takon grupit të gjuhëve sllave.

Marrëveshja, nëse zbatohet, do të zhbllokojë procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkim Evropian.

Restorant Lumare