Gjendja me Covid-19, Lumani: “Festimet, potencial për rritjen e infektimeve”


Në vendin tonë kohët e fundit numri i infektimeve me Kovid-19, ka shënuar rritje. Mjekët druajnë se numri mund rritet akoma më shumë mu për faktin se para nesh janë pushimet e verës, takimet dhe vizitat me familjarë të ndryshëm të mërgatës, të cilët kanë ardhur në vendlindje e tyre.

“Kemi shumë njërëz apo familjarë që punojnë në vendet e huaja dhe bashkimi i familjeve ose tubimet ahengjet siç janë dasmat ose takime të ndryshme mundëson që në formë kolektive të infektohen ose riinfektohen, kështu që numri jo rastsësisht është disa qindra ose mos të them me mijë raste në afat ditor.”, tha mjeku Sedat Lumani. Sipas doctor Lumanit, nga testimet dhe vizitat te mjeku amë, po thuaj çdo i dyti pacient është pozitiv, megjithatë ai qetëson se nënvarianti aktual ka simptomatologji të lehtë.

“Mutacioni i virusit ka një simptomatologji të lehtë, jep një pasqyrë të infeksionit të organeve të sipërme të frymëmmarrjes pa ndonjë problem madhor në rrugët e poshtëm te frymëmarrjes. Për atë shkak edhe pacientët e quajnë si një ftohje të rëndomtë, por kjo mundëson që të mund të përçohet shumë më shpejt tek personat e shëndoshë.”, tha Lumani.

Doktor Lumani apelon për respektim edhe të rekomandimeve të OBSH-së, prej higjienës personale kolektive dhe respektimin e distanacës si dhe mbajtjen e maskave kudo që ka numër të shtuar të njerëzve. Ndërsa personat e infektuar dhe me simptoma ti respektojnë rregullat për vetëizolim deri në 10 ditë, ndërsa pacientët pa simptoma deri në 7 ditë.

Baby Boo