Gjendja e komunikacionit në Maqedoninë e Veriut


Komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është i matur.

Për shtetasit e Maqedonisë janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga shteti. Janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për hyrje në shtet për shtetasit e huaj, udhëtarët dhe automjetet, përveç për transit për automjete transportuese, për përfqësues të korit diplomatik dhe ata të cilët do të marrin lejet adekuate nga ana e MPB-së, e pas mendimit të marrë paraprakisht nga ana e shtabit kryesor koordinativ.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim jashtëzakonisht të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ka mundësi nga paraqitja e shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me rrugët Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Baby Boo