Gjendet vetura me të cilën u godit këmbësori në Tetovë


Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se dje në ora 13:30, në rrugën “107” në Tetovë policët kanë gjetur veturën “Fiat bravo” e cila ishte përfshirë në një aksident.

Vetura në pronësi të 44-vjeçarit E.M. nga Tetova kishte aksidentuar këmbësorin më 23 tetor, në rrugën “Vidoja Smilevski – Bato” në Tetovë, por pas kësaj ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Siç qëndron në njoftim, vetura është konfiskuar për ekspertizë, ndërsa ndaj E.M. do të vijojë parashtresë përkatëse

Baby Boo