GJENDET VAJZA 12-VJEÇARE E ZHDUKUR NË POGRADEC


Një 12-vjeçare gjermane e cila u raportua se kishte humbur që prej ditës së djeshme është gjetur sot.

Policia bën me dije se fatmirësisht vajza është kthyer pranë familjarëve të saj dhe se është duke u intervistuar për sqarimin e rrethanave.

12-vjeçarja Florentina Meyer kishte humbur kontaktet me familjen që prej ditës së djeshme rreth orës 15:00

Për herë të fundit vajza ishte parë në lagjen nr 1, në zonën e plazhit në Pogradec.

Denoncimi për humbjen e vajzës u bë nga një 37 vjeçar nga Pogradeci i cili është njëkohësisht dhe bashkëshorti i nënës së 12 vjeçares.

Baby Boo