Gjendet trupi i pajetë i njërit prej policëve të zhdukur në lumin Lepenc


Policia e Kosovës konfirmon se para pak minutash është gjetur trupi i pajetë njërit nga policët që u zhdukën natën e së shtunës në një aksident rrugor në rrugën interurbane Hani i Elezit – Kaçanik, me veturën e tyre zyrtare.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt Agim Gashi konfirmoi se trupi i pajetë është gjetur pesë kilometra nga vendi i ngjarjes në ujërat e lumit Lepenc, por pa treguar se cilit prej dy të aksidentuarve i përket.

Baby Boo