Gjendet shëndosh e mirë 2-vjeçari nga Tërpeza e Malishevës


Tian Krasniqi, 2-vjeçari nga Malisheva që u raportua i humbur, është gjetur shëndosh e mirë.
Këtë e ka bërë të ditur ish-ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri, që ishte i angazhuar në aksionin për gjetjen e tij, shkruan lajmi.net.

“Vogëlushi nga Tërpeza e Malishevës është gjetë shëndosh e mirë”, dëgjohet teksa thotë Tahiri në videon e postuar.
Ndryshe, dy vjeçari Tian Krasniqi ishte raportuar i zhdukur që nga pasdita e djeshme.

Baby Boo