Gjendet pa shenja jete një grua në shtëpinë e saj në Gjakovë

Policia e Kosovës (PK) njofton se është gjetur pa shenja jete në grua e moshuar në Gjakovë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 13:00, ndërsa është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“Raportohet se viktima e moshuar femër kosovare, dyshohet se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit përkatëse policore, në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.