Gjendet një trup i pajetë në Lumin Vardar


Është gjetur një trup i pa jetë në fazën e dekompenzimit, i gjinisë femërore, në moshë rreth 60-70 vjeçare në Lumin e Vardarit, në vendin e quajtur “Lagot”.

MPB-ja informon se trupi i pajetë ka qenë i bllokuar në degë, kurse rasti është paraqitur në Stacionin Policor Negotinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ana zyrtarëve të policisë dhe Njësitit kundër zjarreve Negotinë menjëherë janë ndërmarrë masa dhe është bërë hetim në vendin e ngjarjes.

Trupi i pa jetë me urdhër të Prokurorit Publik është dorëzuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore për t’u vërtetuar identiteti dhe arsyeja e vdekjes.

Baby Boo