Gjendet një granatë në Veles


Në SPB Veles është denoncuar se në vendin e njohur si “Malo Movçe” në ujërat e Lumit Vardar në Veles dje në orët e hershme të mëngjesit, një peshkatar ka nxjerrë një granatë, njoftojnë nga MPB.

“Më 14.08.2022, në ora 08:25, në SPB Veles është denoncuar se një peshkatar në afërsi të vendit të quajtur “Malo Movce” po nxjerr një granatë nga ujërat e lumit Vardar në Veles. Në bashkëpunim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, granata është siguruar dhe është nxjerrë nga ujërat e Lumit Vardar. Në vendin e ngjarjes është kryer inspektimin nga ekipi policiorë nga SPB Veles”, informojnë nga MPB-ja.

Baby Boo