Gjendet laborator për prodhim të kanabisit në Shkup


SPB Shkup me kompetencë  të Prokurorisë së Shkupit ka ngritur padi penale kundër S.K(25) dhe G.K(28), për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale ” prodhim dhe shitje e substancave narkotike në menyrë ilegale”.

Të dyshuarit gjatë tërë vitit kanë siguruar dhe kanë blerë mjete për prodhim të drogës Cannabis, të cilën më vone e kanë paketuar për shitje në rrethinën e Shkupit.

Gjatë kontrollit nga ana e policisë të dyshuarve u janë gjetur 6,4 kilogram marihuane dhe 203 saksi të mbjellura me Cannabis.
Pas kontrollit S.K dhe G.K janë privuar nga lirija.

Baby Boo