Gjendet ko*kainë në Xhepçisht të Tetovës


Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pasditen e sotme në Xhepçishtë të Tetovës është kapur dr*ogë. Është arr*estuar një 40-vjeçar.

Sot (29 mars) rreth orës 14:30 minuta, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria F.K. (40) nga f. Xhepçisht-Tetovë, për arsye se në oborrin e shtëpisë së tij familjare, në të cilën me urdhër gjyqësor është kryer ba*stisje, janë gjetur rreth 80 gramë kokainë dhe dy peshore dixhitale. F.K. është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim për ”prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të dr*ogave na*rkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, veprë penale e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Baby Boo