Gjendet i vdekur tetovari në burgun e Idrizovës


Një i burgosur nga Tetova është gjetur i vdekur ditën e djeshme në një qeli në burgun e Idrizovës. Nga MPB-ja thonë se bëhet fjalë për 34-vjeçarin M.D nga Tetova.
“Dje në orën 15.00 në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup nga burgu i Idrizovës është denoncuar se i dënuari M.D (34) nga Tetova në qeli është gjetur pa vetëdije. Ai me makinë është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekje”, bëjnë të ditur nga MPB-ja.
Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në Mjekësisë Ligjore.

Baby Boo