Gjendet i vdekur një emigrant në Maqedoninë e Veriut


Policia ka gjetur një migrant të vdekur. Me datë 29.07.2022 rreth orës 15.20 në SPB-Strumicë është raportuar se në afërsi të fshatit Miravci, Gjevgjeli, afër ish-bazës për prodhim të asfaltit, nga ana e punonjësve policorë nga Stacioni Policor Bogorodicë është gjetur një person i vdekur, përcjell TV21. Trupi i pajetë është i gjinisë mashkullore, për të cilin supozohet se është emigrant.

Ekipi mjekësor i urgjencës ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme të dhunës. Ekip i Policisë së Gjevgjelisë ka kontrolluar vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Baby Boo