Gjendet i vdekur në vendin e punës në fshatin Poroj të Tetovës shtetasi i Shqipërisë


Dje në fshatin Poroj të Tetovës është gjetur i vdekur një shtetas nga Shqipëria shkruan Pa Censurë.

Nga Policia njoftojnë:
“Me datë 12.01.2024 në ora 19:05 në SPB Tetovë është raportuar se në f. Poroj, Tetovë, në objektin e një firme ndërtimore, është gjetur i vdekur A.N.(43) nga Republika e Shqipërisë, i cili ka qenë punonjës në të njëjtën ndërmarrje. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore. Kontroll është kryer nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektues nga SPB Tetovë. Trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”.Pa Censurë

Baby Boo