27-vjeçari nga Prilepi mbrëmë rreth orës 20:50 është gjetur i vdekur në rrugën “Mali Bistra” në Prilep.
Nga policia njoftojnë se bëhet fjalë për J.R (27) nga Prilepi dhe se është kryer hetim në vendin e ngjarjes.
Pas urdhërit të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi