Gjendet i vdekur në banesë një person në Shkup


Një katërdhjetë e një vjeçar me inicialet N.A nga Shkupi është gjetur i vdekur në një banesë në rrugën “Pushkinova” në Shkup.

“Më 29.03.2019 në orën 16:35 në SPB Shkup, nga ndihma e shpejtë është raportuar se është gjetur një person i vdekur në një banesë në rrugën ‘Pushkinova’ pa shenja dhune”, njoftojnë nga SPB Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga policia shtojnë se është vërtetuar se bëhet fjalë për 41 vjeçarin N.A nga Shkupi.

Këqyrjen e vendit të ngjarjet e ka kryer ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik është dhënë urdhër për autopsinë e trupit.

Baby Boo