Gjendet i vdekur 62-vjeçari i zhdukur në Pejë


Idriz Muriqi 62-vjeçar, është gjetur i vdekur, ai ishte raportuar i zhdukur nga mëngjesi i 22 majit në Pejë.

Viktima u gjet nga FSK-ja, 300 metra larg urës tek Llugat e Drinit, në Zahaq të Pejës, njofton Klan Kosova.

Familjarët e të ndjerit kanë falënderuar të gjitha institucionet relevante që ndihmuan për kërkimet e tij.

Baby Boo