Gjendet i pajetë i zhdukuri nga Ohri


Ka përfunduar kërkimi për personin e zhdukur Fadil Brao nga Ohri.
Kërkimet kanë përfunduar mëngjesin e sotëm në orën 6, kur një grup gjuetarësh në zonën e fshatit Rasino të Ohrit, kanë gjetur rastësisht automjetin dhe trupin e pajetë të ndjerit Fadil Brao.

Automjeti dhe trupi i pajetë i të ndjerit Fadil Brao, pa shenja dhune , janë gjetur nga gjuetarë lokal në zonën e fshatit Rasino , (Vapilla) , rrethina e Ohrit, sot, rreth orës 06,00 të mëngjesit.

Tashmë i ndjeri Fadil Brao është kërkuar intensivisht për disa ditë, por pa rezultate pozitive.

Ngushëllime familjes për humbjen.
U prehtë në paqe!

Baby Boo